Fillimi LajmeBotaFETO kërcënon median turke në Evropë

FETO kërcënon median turke në Evropë

nga Shekulli Agency

Federata e Shoqatave Aktive (FEDACTIO) e cila është organizata kryesore e FETO-s në Belgjikë, i ka dërguar letër kërcënuese portaleve të lajmeve që bëjnë publikim në gjuhën turke në këtë vend

gulenKulti i dhunshëm terrorist FETO e ka kërcënuar me burg median turke në Evropë e cila ka publikuar emrat e organizatave në Evropë që kanë lidhje me FETO-n, raporton Anadolu Agency (AA).

Federata e Shoqatave Aktive (FEDACTIO) e cila është organizata kryesore e FETO-s në Belgjikë, i ka dërguar letër kërcënuese portaleve të lajmeve që bëjnë publikim në gjuhën turke në këtë vend.

Në letrën e dërguar me nënshkrimin e avokatit të FEDACTIO-s, u kërkua që brenda 24 orëve të largohen nga publikimi lajmet që kanë të bëjnë me strukturimin e FETO-s në Belgjikë. Në të kundërtën, siç pohohet, drejtuesit e këtyre portaleve mund të dënohen me burgim nga tetë ditë deri në një vit dhe me shumë deri në 200 euro, pasi që shfaqin se FEDACTIO ka lidhje me kultin terrorist. Po ashtu, thuhet se këto lloj lajmesh kontribuojnë në urrejtje ndaj pjesëtarëve të FEDACTIO-s.

Në shkrimin në faqen e internetit të organizatës ombrellë të FETO-s në Belgjikë, FEDACTIO, thuhet se kjo strukturë përbëhet nga 67 shoqata që ndajnë të njëjtin qëllim. Edhe pse emrat e këtyre shoqatave dhe drejtuesve të tyre u nxorën në faqen e internetit, anëtarët e FEDACTIO-s ishin radhitur një nga një në një libërth të botuar në vitin 2012.

– FEDACTIO përbëhet nga persona që ndajnë idetë e Fetullah Gülenit”

Lidhja mes FEDACTIO-s dhe FETO-s më parë ishte paraqitur në televizionet dhe gazetat e Belgjikës. Televizioni publik i Belgjikës RTBF, disa ditë pas tentativës për grusht shteti bëri reportazh me anëtarin e FEDACTIO-s, Hüseyin Çakmak. Duke mos dhënë përgjigje as “po” e as “jo” në pyetjen në lidhje me atë se a ka lidhje FEDACTIO me FETO-n, Çakmak ishte shprehur se “Ky grup përbëhet nga persona që ndajnë idetë e Fetullah Gülenit Megjithatë, FEDACTIO nuk pretendon se është pjesë e lëvizjes së Gülenit. Duke qenë kështu, komuniteti turk në Belgjikë e dinë se shumë persona që zhvillojnë aktivitete në shoqatat e federatës tonë ndikohen nga mendimet e Gülenit dhe se i ndajnë të njëjtat mendime me të.”

– Strukturimi i FETO-s në Belgjikë sipas gazetës në këtë shtet

Ndërkaq, gazeta De Standaard e cila bën publikim në gjuhën flamane, më 19 korrik e kishte publikuar listën e organizatave dhe shoqatave që mblidhen nën emrin e FEDACTIO-s dhe që kanë lidhje me FETO-n, me titullin “Rrjeti i organizatave që inspirohen nga Güleni”.
Këto, në lajm ishin renditur në këtë mënyrë sipas kategorisë së tyre:

Shoqatat për dialog, art dhe kulturë: Qendra Ndërkulturore Flamane (Vlaams Intercultureel Centrum), Shoqata Turke e Miqësisë në Belgjikë (BELTUD), Shoqata Cedicow, Qendra Kulturore Le Pont, Platforma e Dialogut

Media: Zaman Vandaag

Shoqatat e grave: Shoqata Turquoise, Shoqata Golden Rose, Shoqata Koza, Shoqata Damla, Shoqata Inspiration

Shoqatat rinore: Shoqata Olimpike Flamane (VOV), Shoqata Olimpike Frankofone (Francolympiades), Shoqata For Youth

Shoqatat e mësuesve: Shoqata e Mësuesve të Lëndës Islame (VLERIG)

Qendrat shoqërore: Shoqata Vuslat

Organizatat humanitare: Shoqata KYM International

Qendrat mësimore: Academie, Compass, Gouden Meridiaan, Tempus, De Oase, Prisma, La Tulipe, Poorten-Bruggen

Shoqatat e nxënësve: Platforma e Nxënësve në Belgjikë

Shoqatat e prindërve: Union Turk i Prindërve në Belgjikë (Turkse Oudervereniging van Belgie)

Rrjeti i bizneseve: Rrjeti Evropian i Profesionistëve (EPN)

Shkollat: Ecole Des Etoiles, Kolegji Lucerna

Shoqatat e bizneseve: Federata e Biznesmenëve Aktivë në Belgjikë (BETIAD), Shoqata e Biznesmenëve të Vegjël dhe të Mesëm (UNIEKON), TUSKON, Konfederata Turke e Botës së Biznesit (UNITEE).

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies