Fillimi LajmeBotaFETO ka deshifruar punonjësit e policisë dhe të inteligjencës të infiltruar në PKK

FETO ka deshifruar punonjësit e policisë dhe të inteligjencës të infiltruar në PKK

nga Shekulli Agency

Në operacionin e organizuar në shtatë qytete të Turqisë me qendër në Bursë ndaj Organizatës Terroriste FETO/Strukturës së Shtetit Paralel (FETO/PDY), janë arrestuar 27 të dyshuar, në mesin e të cilëve ndodhet edhe Cemal Bulut, për të cilin pretendohet të ketë qenë epror i organizatës në fushën e arsimit.

Ekipet e Departamentit Kundër Trafikimit dhe Krimeve të Organizuara pranë Drejtorisë Policore, me koordinim të Kryeprokurorisë së qytetit Bursa, kanë organizuar aksione të njëkohshme në 47 adresa në shtatë qytete në kuadër të hetimeve ndaj administratës arsimore Yeşilırmak Kehkeşan në kuadër të së cilës vepronin tetë intitucione arsimore private dhe e cila paraprakisht ishte mbyllur përmes një vendimi ligjor.

Në operacion janë arrestuar 27 persona të dyshuar. Pohohet se i arrestuari në Stamboll Cemal Bulut ka qenë “eprorë i organizatës në fushën e arsimit” dhe se së bashku me eprorin për “rajonin e veriut të Irakut” T.B. edhe me eprorë të tjerë të organizatës kanë shkuar në veri të Irakut dhe u kanë dorëzuar udhëheqësve të PKK-së listën e punonjësve të policisë dhe shërbimit informativ të Turqisë (MIT) të infiltruar në PKK.

Mësohet se Bulut dhe tre të tjerë nga të dyshuarit kanë përdorur programin e organizatës për komunikim kriptografik “ByLock”.

Në kuadër të operacionit, thuhet se gjatë kërkimeve në shtëpinë e të dyshuarit me inicialet A.K. janë gjetur tablo me mbishkrime të kreut të organizatës terroriste Fetullah Gülen drejtuar pasuesve të tij, në të cilat jepej mesazhi se bindja ndaj tij do t’i shpjerë drejt shpëtimit. Në tablo po ashtu qëndronte se “Shkrimet e dorës i përkasin mësuesit tonë të nderuar M. Fetullah Gülen”.

Ndërkaq, ende vazhdon marrja në pyetje e të dyshuarve në polici.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies