Fillimi LajmeBotaErdogan pritet me ceremoni zyrtare në Katar

Erdogan pritet me ceremoni zyrtare në Katar

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është pritur me ceremoni zyrtare në Katar nga Emiri i Katarit Shejh Tamim bin Hamad Al-Thani.

Pas ceremonisë së pritjes e cila u realizua në pallatin e emirit, presidenti Erdoğan dhe emiri Al-Thani kaluan në takimet kokë më kokë dhe ato mes delegacioneve.

Erdoğan po zhvillon vizitën e tij në Katar si stacioni i fundit në kuadër të vizitave në shtetet e Gjirit Persik, pasi më parë vizitoi Bahreinin dhe Arabinë Saudite.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies