Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e fillimit të sesionit të ri legjislativ ka mbajtur fjalimin e hapjes në Asamblenë e Përgjithshme Parlamentare.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e fillimit të sesionit të ri legjislativ ka mbajtur fjalimin e hapjes në Asamblenë e Përgjithshme Parlamentare.
Erdoğan në fjalimin e tij tha: “Reflektimi në mënyrë të shëndetshme i vullnetit të kombit në votimet e 1 nëntorit, është një çështje e nderit dhe dinjitetit për të gjitha partitë politike brenda dhe jashtë parlamentit. Shpresoj se të gjtiha partitë politike për të parandaluar që fytyra e shëmtuar e terrorizmit të kërcënojë kutitë e votimit do të shfaqin një qëndrim humanitar dhe të ndërgjegjshëm, një qëndrim lehtësues”.
Erdoğan, në fjalën e tij theksoi se Turqia prej 4 vitesh ka strehuar rreth 2 milionë refugjatë sirianë dhe irakianë dhe në vazhim u shpreh: “Turqia përtej kryerjes së detyrës fqinjësore ajo gjithashtu ka qenë shpëtimtarja e dinjitetit të gjithë njerëzimit. Populli ynë duke vepruar me përkushtim i ka dhënë një mësim humanitarë bashkësisë ndërkombëtare”.
Presidenti Erdoğan ka shtuar ndër të tjera se ashtu si gjatë gjithë jetës së tijë politike edhe nuk ka qenë ndonjëherë pas interesave personale apo gradave në karrierë. “Populli im më shikoi të denjë në gradën më të madhe të botës si president i republikës së Turqisë. Unë jap përjekjet e mia për një Turqi të madhe, një Turqi të re, një Turqi të fortë, për një Turqi të bashkuar sëbashku me 78 milionë qytetarë të këtij vendi” është shprehur Erdoğan në vazhdim të fjalës së tij.
– “Të qenurit kurd është tjetër, terrorist tjetër”.
Presidenti Erdoğan në fjalimin e tij është shprehur gjithashtu: “Nga këtu dua ti bëj thërrje veçanërisht vëllezërve të mi kurdë. Përpjekjet për të na ndrë nga njëri tjetri, lojërat për të na armiqësuar faktikisht na kanë që të dy në objektiv. Për këtë arsye unë them se të qenurit kurd është tjetër, të qenurit terrorist është tjetër. Madje besimi, vlerat, morali dhe dinjiteti i vëllait tim kurd nuk është i përshtatshëm të ecë në një rrugë me një organizatë të tillë. Lufta jonë nuk është me një përkatësi etnike por është me terrorizmin, me organizatën terroriste dhe me terroristët. Gjithashtu edhe ato që po dëmtohen më shumë nga Terrorizmi janë sërisht po vëllezërit tanë kurdë”.