“Përpara nesh nuk ka asnjë dallim mes organizatave terroriste PKK, FETO dhe DAESH. Të gjithë këta janë armiqtë të vendit, popullit, atdheut dhe flamurit tonë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, fjalimin e mbajtur në rezidencën presidenciale në takimin me prefektët e 81 qyteteve e ka nisur duke u shprehur “mirë se keni ardhur në rezidencën presidenciale, në shtëpinë e popullit, në vendin e veteranëve” raporton Anadolu Agency (AA).
– “Kemi marrë përsipër një përgjegjësi të madhe”
Pasi ka theksuar se prefektët në detyrën e tyre si përfaqësues të nivelit më të lartë në 81 qytete kanë marrë përsipër një detyrë shumë të madhe Presidenti Erdoğan u shpreh: “Prefekturat dhe njësitë në varësi të tyre në ato qytete janë në situatën e dorës, këmbës, syrit, veshit dhe zemrës që ndjen të shtetit. Nëse prefekturat tona nuk përmbushin drejt njërën prej këtyre detyrave atëherë del në pah një shtet që çalon, që ka probleme si një person që ka humbur një prej këtyre gjymtyrëve. Prefektura është një autoritet arritjesh. Për këtë asnjë arsye nuk do të zërë vendin e arritjeve të suksesshme. Edhe prefektët tanë duhet të punojnë me këtë qasje. Ju jeni përfaqësues të shtetit, por nuk mund të punoni kurrë me qasjen e punonjësit të administratës publike. Shërbimi ndaj popullit nuk ka orar. Turqia në 200 vitet e fundit ha humbur shumë gjëra duke i ndjekur nga mbrapa ku dhe për këtë arsye është një vend që ka paguar çmime të mëdha. Ne gjatë këtyre 14 viteve jemi përpjekur që ta nxjerrim nga ky cikël shterp dhe Turqia të jetë një vend që të ndiqet dhe ajo të ndjekë. Edhe nga ju presim punime dhe sukses në përputhje me këtë objektiv.”
– “Ne do të vazhdojmë rrugën tonë deri kur ti çrrënjosim të gjithë”
“Përpara nesh nuk ka asnjë dallim mes organizatave terroriste PKK, FETO dhe DAESH. Të gjithë këta janë armiqtë të vendit, popullit, atdheut dhe flamurit tonë. Ne të gjithë i vërejtëm më qartë dhe i përjetuam më 15 korrik. Pikërisht nga këto arsye në do të vazhdojmë me përkushtim luftën deri në çrrënjosjen e të gjitha organizatave terroriste. Unë personalisht e them se do të vazhdoj këtë luftë deri tek personi i fundit i tyre. Do ta vazhdoj këtë luftë deri sa ky shpirt të ndodhet në këtë trup”, u shpreh në fjalën e tij Presidenti Erdoğan.
– Shkollat e FETÖ-s jashtë vendit
Në lidhje me shkollat e FETÖ-s jashtë vendit presidenti Erdoğan u shrpeh se “Në takimin e mbajtur ditën e djeshme të Këshillit të Ministrave kemi marrë një direktivë që të bëhet një ndërhyrje e shpejtë. Me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM), ose nga një ligj dekret duhet të ndalojmë përdorimin e termave ‘Türk’ apo ‘Türkiye’ kudo në botë përveç atyre që ne dimë jashtë vendit. Këtë duhet t’ia përcjellim menjëherë Ministrisë së Jashtme që edhe ato t’ia përcjellin qeverive të vendeve që të ndalohet përdorimi i këtyre emërimeve. Sepse ato po përpiqen të përfitojnë nga kjo e cila është ende aktuale.”
-Operacioni “Mburoja e Eufratit”
Duke folur rreth operacionit në Jarabulus Erdoğan ka theksuar se “Tashmë në Jarabulus nuk ka mbetur më asgjë nga DAESH-i. Ata do të largohen ne do të rendim pas tyre. Ne kemi një plan tonë, çfarë eshtë ky plan? Vendosja e sigurisë për kufijtë e Turqisë. Ne nuk mund ti themi ‘po” formimit të një korridori të tillë të terrorizmit. Ne gjithashtu kryejmë edhe bisedimet tona diplomatike, dhe do ti kryejmë në vazhdim, por nga ana tjetër ne nuk do të lejojmë formimin e këtyre korridoreve terroriste dhe do ti shndërrojmë ato në korridore paqeje. Ne nuk kemi synojmë asnjë grimcë të territorit të Sirisë.”
“Çfarë na qenka ‘në ligjin ndërkombëtar, ju nuk mund të hyni atje nëse nuk ju bën thirrje qeveria e atij vendi’. Mos të na e vënë re, por ne i përgjigjemi thirrjes të popullit që janë poseduesit e atij vendi. Qeveria e atij vendi është persekutuese. Do të marrim leje nga një vrasës që ka vrarë 600 mijë njerëz?”, ka shtuar Erdoğan.