Fillimi LajmeBotaErdogan ngushëllon familjen e boksierit legjendar Muhammed Ali

Erdogan ngushëllon familjen e boksierit legjendar Muhammed Ali

nga Shekulli Agency

Erdoan, ka tërhequr vëmendjen se Muhammed Ali ka një vend të veçantë kryesisht për popullin turk dhe për të gjithë muslimanët

erdoganPresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka kryer një bisedë telefonike ngushëllimi me Lonnie Ali, bashkëshorten e boksierit legjendar Muhammed Ali, raporton (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencën mësohet se Erdogan pasi ka vënë në dukje keqardhjen e thellë pas lajmit të vdekjes, ai ka shprehur mëshirën e Allahut për Muhammed Ali, si dhe ngushëllimet e thella për familjen.

Ndër të tjera presidenti Erdoğan, ka tërhequr vëmendjen se Muhammed Ali ka një vend të veçantë kryesisht për popullin turk dhe për të gjithë muslimanët.

Ndërsa Lonnie ka shprehur për presidentin Erdogan falënderimet për ndjeshmërinë dhe dhimbjen që ka ndarë me familjen.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies