Gazeta izraelite “Haaretz” citon Presidentin Erdogan të ketë thënë se Turqia dhe Izraeli duhet ta pranojnë që kanë nevojë për njëri-tjetrin.
Në bashkëbisedimin që pati me gazetarët në avion gjatë kthimit nga vizita në Arabinë Saudite Erdogan tha: “Izraeli ka nevojë për një vend si Turqia në rajon”.
Edhe ne duhet ta pranojmë që kemi nevojë në rajon për një vend si Izraeli. Ky është një realitet rajonal”. Presidenti turk vijoi duke thënë se në qoftë se si Izraeli, ashtu edhe Turqia ndërmarrin reciprokisht dhe me sinqeritet masat e nevojshme atëherë “në mënyrë të natyrshme do të vijë edhe normalizimi (i marrëdhënieve)”.
Shekulli Agency