Fillimi LajmeBotaErdogan dhuroi 1000 biçikleta për fëmijët e Gazës

Erdogan dhuroi 1000 biçikleta për fëmijët e Gazës

nga Shekulli Agency

kot-6544444-palPresidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka dërguar 1.000 biçikleta si dhuratë për fëmijët në Rripin e Gazës. Biçikletat tashmë kanë mbërritur dhe ka filluar shpërndarja e tyre.

Zyrtarët e Ministrisë palestineze të Çështjeve Sociale dhe Zyrës Turke për Menaxhimin e Situatave Emergjente (AFAD), sot kanë gëzuar fëmijët e Gazës.

Zyrtari i AFAD-it turk, Fahrettin Goker për AA tha se biçikletat do të ndahen për nxënësit e shkollës për fëmijët e braktisur.

“Dëshirojmë që mbarë bota të shohë gëzimin në sytë e fëmijëve ndërsa marrin biçikletat. Të shohin se sa pak duhet që t’i gëzojmë”, theksoi Goker.

Duke theksuar se delegacioni turk në Gaza është mirëpritur me pankartën e madhe ku shkruhej “Lideri i botës islame, Recep Tayyip Erdoğan, populli i Gazës është duke të pritur”, Goker tha se këtë mesazh do t’ia përcjellë Presidentit turk.

Ushtruesi i detyrës të Ministrit të Çështjeve Sociale në Gaza, Jusuf Ibrahim tha se sot fëmijëve në qendër të Gazës iu dorëzuan 100 biçikletat e para kurse 900 të tjerat do të shpërndahen në ditët e ardhshme për fëmijët në zonat kufitare të Rripit të Gazës.

“Ky është një moment gëzimi për fëmijët tanë. Për dallim nga fëmijët e pjesës tjetër të botës, ku biçikletat janë vetëm një lodër, për fëmijët tanë në Gaza ato janë një mjet i rëndësishëm transporti dhe për të lëvizur”, tha Ibrahim.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies