Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka shkuar në vendin vëlla dhe mik, Turkmeni.
Presidenti Erdogan ka shkuar në Ashkabat për të zhvilluar takime të ndryshme dhe mori pjesë në Konferencën që zhvillohet me rastin e 20 vjetorit të neutralitetit të Turkmenisë.
Sëbashku me liderët që marrin pjesë në konferencë ai vendosi një kurorë me lule në Përmendoren e Neutralitetit.
Pas ceremonisë, liderët që shkuan në ndërtesën e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë ku u zhvillua konferenca, u pritën nga presidenti i Turkmenisë, Gurbanguli Berdimuhamedov.
Presidenti Erdogan dhe Berdimuhamedov pasi dolën përpara kamerave kaluan në seancën e konferencës. Presidenti turk në fjalimin që mbajti këtu, nënvizoi rëndësinë e unitetit ndërkombëtar kundër luftës së terrorit.
Destibalitetet ndikojnë në zgjidhjet ndërkombëtare, tha Erdogan dhe shtoi: “Sprovat që do të na dalin përpara në periudhën në vijim, do ti tejkalojmë sëbashku. Bota është duke kaluar nga një periudhë e vështirë dhe destabiliteti ndikon negativisht të gjitha vendet. Ne dëshirojmë që të gjitha problemet të zgjidhen në kuadrin ndërkombëtar.