Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdogan) deklaroi se kanë njohuri se udhëheqja e Moskës do të përkrahë haptazi dhe qartë organizatën terroriste PKK.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi se kanë njohuri se udhëheqja e Moskës do të përkrahë haptazi dhe qartë organizatën terroriste PKK.
Erdoan, duke e bërë të ditur se dëshiron të bisedoj personalisht me Presidentin Vladimir Putin, tha se “Ende nuk kemi marr ndonjë përgjigje ndaj kërkesës tonë që i dërguam atij”.
Presidenti Erdogan në një konferencë për shtyp të organizuar në Aeroportin Ataturk të Stambollit iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para nisjes së tij për në vizitë zyrtare në Kili.
Në përgjigje të pyetjes në lidhje me bisedimet e paqes në Gjenevë, Presidenti Erdogan duke e bërë të ditur se PYD është një organizatë terroriste ndërsa vijoi me këto fjalë: “Çfarë do të bisedojmë ne me në organizatë terroriste? Ata të cilët e bënë këtë propozim le të ulen në tavolinë edhe me DAESH-in. Por, shtrohet pyetja se a do të mund të uleshin? A mund të jetë kjo normale? Natyrisht se jo. Atëherë nëse kjo nuk është normale në mënyrë të njëjtë nuk është e mundur që ne të ulemi në tavolinë me një organizatë të tillë terroriste”.
Duke e bërë të ditur se edhe qëndrimi i Rusisë nuk është i drejtë, Presidenti Erdogan tha se “Për deri sa Rusia vazhdon të bisedojë me organizatën terroriste PKK, atëherë edhe dosja e saj është e përlyer”.
Ndërkaq në përgjigje të pyetjes në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore turke nga ana e avionit rus, Erdogan tha se këtë shkelje e perceptojnë si një përpjekje të Rusisë për të tensionuar edhe më shumë situatën në rajon.
“Këtë përcaktim e bëri NATO-ja para nesh”, tha Erdogan ndërsa shtoi se nëse Rusia vazhdon me këto shkelje të të drejtave të sovranitetit të Turqisë, atëherë do të jetë e detyruar të përballet edhe me pasoja.
“Këto lloj aktesh të papërgjegjshme nuk sjellin dobi as Federatës Ruse, as marrëdhënieve NATO-Rusi e as paqes rajonale e botërore, por të kundërtën do të shkaktojnë dëme serioze”, tha Erdogan.
Duke e bërë të ditur se sulmet e fundit të Rusisë ndaj objektivave civile në afërsi të kufirit shkaktojnë shqetësime të thella, Presidenti Erdogan i bëri thirrje shoqërisë ndërkombëtare për të qenë më i ndjeshëm ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut.
“Ata të cilët sot heshtin ndaj dhunës që zhvillohet para syve të gjithë botës në Siri nuk do të kenë të drejtë për tu ankuar ndaj rezultateve që do të dalin nesën”, tha Erdogan.
Presidenti Erdoga bëri të ditur se deri më sot në rajonin e Bajërbuxhakut (Bayirbucak) janë goditur shumica e fshatërave të turkmenëve dhe vazhdojnë të goditen.
“Aktualisht në Turqi kanë hyrë 3 mijë turkmenë nga kjo zonë. Janë bërë të gjitha planifikimet e duhura, jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet që këta bashkëkombësit tanë dhe refugjatët ti presim në kampe”, tha Erdogan.
/TRT/