Fillimi LajmeBotaEduard Ndocaj pa drita në shtëpi/ Nuk i paguan prej 3 vjetësh

Eduard Ndocaj pa drita në shtëpi/ Nuk i paguan prej 3 vjetësh

nga Shekulli Agency

edu-453333Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj ka mbetur prej ditës së hënë pa drita në shtëpinë e tij në Lezhë. Kjo pasi deputeti “kaubojs” nuk e ka paguar energjinë elektrike prej 3 vjetësh dhe për këtë arsye (OSHEE) ja ka prerë.

Sipas informacioeneve, Ndocaj ka akumuluar një borxh prej 19 milionë lekë të vjetra për 14 objektet në emrin e tij. Kjo i ka kushtuar atij ndërprerjen e energjisë.

Eduart Ndocaj njihet edhe si rivali i Edi Ramës në garën për kreun e Partisë Socialiste. Ndocaj kërkon të marrë drejtimin e Partisë dhe prej kohësh ka nisur fushatën në veri të vendit për të tërhequr elektoratin e tij.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies