Fillimi LajmeBotaDorëhiqet këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Trump

Dorëhiqet këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Trump

nga Shekulli Agency

Këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit të SHBA-ve gjenerali në pension Michael Flynn ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij pas peretendimeve në lidhje me bisedën telefonike që ka zhvilluar me ambasadorin rus në Washington, Sergey Ivanovich Kislyak.

Në lajmet e mediave amerikane vihet në dukje se Flynn në letrën e dorëheqjes ka thënë: “Rreth bisedës telefonike që kam zhvilluar me ambasadorin rus i pavetëdijshëm e kam informuar me mangësi zv/presidentin e zgjedhur dhe të tjerët. Nga presidenti dhe zv/presidenti kam kërkuar ndjesë dhe e pranuan këtë ndjesë. Jap dorëheqje. Jam i nderuar që i kam shërbyer vendit tim dhe popullit amerikan në një pozicion të nderuar. Presidenti Donald J. Trump dhe zv/presidenti Mike Pence bashkë me ekipin tjetër të shkëqyer që ata kanë mbledhur do të kujtohen si qeveria më e madhe në historinë e SHBA-ve”.

Pasi Trump mori detyrën e Presidencës nga Barack Obama ishte pretenduar se Flynn në një bisedë telefonike me ambasadorin rus Kislyak ka biseduar rreth sanksioneve që SHBA-të i zbatojnë kundër Rusisë. Ndërsa Flynn kishte mohuar këto pretendime duke vënë në dukje se me Kislyak kanë biseduar për ngushëllime.

Më tej thuhet se Flynn e ka informuar në këtë drejtim Zv/presidentin amerikan Mike Pence i cili më pas në mbrojtje të Flynn deklaroi se gjenerali në pension nuk ka folur kurrë për një çështje të tillë me ambasadorin rus, por javën e kaluar mediat në SHBA hodhën pretendimet se Flynn ka biseduar rreth sanksioneve.

Pas kësaj situate edhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer konfirmoi se Flynn ka kërkuar ndjesë nga Pence duke vënë në dukje se Trump ka vlerësuar situatën e gjeneralit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies