Pavarësisht sulmeve të hapura ndaj komunitetit musliman, në garën për zgjedhje të kanditatit presidencial nga radhët e republikanëve Trump është duke udhëhequr bindshëm.
Kandidati i mundshëm në radhët e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA, Donald Trump, në bazë të retorikës së tij në mitingje, në video-mesazhin e tij të parë bën thirrje për t’iu ndaluar hyrjen të gjithë muslimanëve në SHBA.
Biznesmen i famshëm amerikan Trump në video-mesazhin e tij propagandues thotë se do të shkatërrojë DAESH-in, por edhe ka sulmuar verbalisht të gjithë muslimanët e botës.