Fillimi LajmeBotaDislokimi i trupave ushtarake turke në Mosull

Dislokimi i trupave ushtarake turke në Mosull

nga Shekulli Agency

Për të ndërruar kontingjentin e mëparshëm të dislokuar në Mosull për trajnimin e Peshmergëve Turqia ka dërguar në zonë 150 ushtarë dhe rreth 20 tanke.

arm-turkNë njësinë turke të vendosur për dy vite e gjysmë në Mosull (një provincë në veri të Irakut) me qëllim trajnimin e forcave Peshmerge është bërë ndërrimi rutinë.

Për ndërrimin e misionit në zonën e quajtur Bashika janë dërguar 150 ushtarë të shoqëruar edhe nga rreth 20 tanke, të cilat dislokohen në kuadër të njësisë turke në Mosull.

Për shkak të ndërrimit të trupave në zonë janë dërguar edhe 20-25 tanke.

Me 150 ushtarët e dërguar nga Brigada e Trupave Komando në Siirt bashkë me personelin e 20 tankeve numri i trupave turke në këtë zonë ka shkuar deri në 600.

Forcat e Armatosura Turke për rreth një vit trajnojnë Peshmergët në 4 zona të ndryshme në veri të Irakut.

Ushtarët Peshmergë trajnohen për luftën në zonat e banuara, eksplozivët artizanalë, çaktivizimi i eksplozivëve të tillë, raketat antitank, mitralozë të rëndë, artileria dhe vrojtimi si dhe ndihma e parë.
Ndërkaq Departamenti amerikan i Shtetit, Pentagoni, tha se Turqia e ka njoftuar Amerikën në lidhje me ndërrimin e ushtarëve turq në rajon.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies