Fillimi LajmeBota“DEASH, PKK dhe FETÖ nuk janë vetëm çështje të Turqisë”

“DEASH, PKK dhe FETÖ nuk janë vetëm çështje të Turqisë”

nga Shekulli Agency

Kryeministri turk, Binali Yıldırım, ka patur një takim me kreun e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut, Mesud Barzani. Kryeministri Yıldırım dhe Barzani, kanë realizuar një takim me dyer të mbyllura për median, i cili ka zgjatur rreth 1 orë, raporton (AA).

“DEASH, PKK dge FETÖ nuk janë vetëm çështje të Turqisë, por edhe të Irakut”

Kryeministri Yıldırım, pas takimit ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut, Mesud Barzani, ku është shprehur se “Organizatat terroriste DEASH, PKK dhe FETÖ nuk janë vetëm çështje të Turqisë, por në të njëjtën kohë janë çështje edhe të rajonit, Irakut dhe të Sirisë.”

“Është një gjë që nuk mund ta pranojmë kurrë, pozicionimin e PKK-së në rajonin Shengal”

“Sulmet e PKK-së të kryera në vendin tonë nga territori i Irakut nuk janë kurrsesi të pranueshme. Ne do të kryejmë atë që është e nevojshme në lidhje me këtë çështje. Gjithashtu është një gjë që nuk mund ta pranojmë kurrë, përhapjen drejt perëndimit, pozicionimin e organizatës terroriste PKK në rajonin Shengal.”

“Gjithashtu nuk mund të pranojmë kurrë që PYD-ja në Siri të ‘bëjë fakt të kryer’ veprimet e saj. Ato kanë larguar nga vendet e tyre Peshmergët, arabët duke kryer një okupim. Sigurisht ne jemi në dijeni se çfarë kryejnë pavarësisht ndërrimit të emrave të tyre. Këto janë një zgjerim të ardhur nga PKK-ja. Duke ndryshuar emrin ato nuk mund të ndryshojnë thelbin. PKK është e barabartë me PYD-në dhe e barabartë me YPG-në”, është shprehur Yıldırım.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies