Fillimi LajmeBotaDavutoglu:Turqia nuk cenon sovranitetin dhe integritetin e Irakut

Davutoglu:Turqia nuk cenon sovranitetin dhe integritetin e Irakut

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, i ka dërguar letër homologut të tij irakian, Haider al-Abadi në lidhje me dërgimin e turpave turke.

ahmet-davutogluKryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, i ka dërguar letër homologut të tij irakian, Haider al-Abadi, në të cilën e informoi për aktivitetet dhe detyrat e ushtrisë turke në rajonin e Mosulit në veri të Irakut, ku nga marsi i këtij viti zhvillojnë programet e trajnimit të forcave të atij vendi për të luftuar kundër DAESH-it.

Një burim nga qeveria turke tha se Davutoğlu në letrën dërguar Kryeministrit irakian Al-Abadi theksoi se Ankara asnjëherë nuk do të cenojë sovranitetin, as tërësinë territoriale të Irakut.

Po ashtu theksohet se Turqia nuk do të dërgojë forca shtesë në Mosul derisa qeveria irakiane në Bagdad shpreh shqetësim për këtë shkak.

Në letrën më tej theksohet se Turqia do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje qeverisë irakiane në luftën kundër organizatës terroriste DAESH dhe dëshiron që t’i intensifikojë marrëdhëniet me Bagdadin zyrtar në këtë kontekst.

Ushtria turke më parë shpalosi detaje lidhur me programin e trajnimit të forcave kurde Peshmerge për të luftuar kundër DAESH-it në veri të Irakut. Të premten rreth 150 ushtarë turq me 20 tanke kanë hyrë në territorin irakian për programin e trajnimit.

Të shtunën janë realizuar kontakte telefonike mes krerëve të Ministrive të Mbrojtjes të të dyja vendeve mbi këtë çështje.

Ushtria turke njoftoi se trajnimi i Peshmergëve bëhet në katër provinca në veri të Irakut. Zëdhënësi i vetëqeverisjes kurde në veri të Irakut, Sefin Dizayi i konfirmoi këto informacione.

Forcat turke të cilat hynë të premten në Irak kanë zëvendësuar kolegët e tyre të cilat përfunduan afatin e tyre të qëndrimit. Deri tani më shumë se 2.500 pjesëtarë të forcave Peshmerge kanë kaluar programin e trajnimit të ofruar nga forcat turke.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies