Fillimi LajmeBotaDavutoglu: Nuk do të falim asnjë anëtar të NATO-s të krijojë lidhje me një organizatë terroriste që drejton sulm ndaj nesh

Davutoglu: Nuk do të falim asnjë anëtar të NATO-s të krijojë lidhje me një organizatë terroriste që drejton sulm ndaj nesh

nga Shekulli Agency

“Salih Neccar, i cili e ka kryer këtë sulm vetëvrasës ka lindur në vitin 1992 në qytetin Amuda në veri të Sirisë. Janë zbuluar lidhjet e drejtpërdrejta të sulmit me YPG-në”, deklaroi Davutoglu

davotoglu-4633Kryeministri turk Ahmet Davutoglu duke theksuar se çështja e autorëve të sulmit terrorist në Ankara është zbardhur e tëra deklaroi se “Në mënyrë të qartë është zbuluar se ky sulm është kryer nga një person anëtar i YPG-së i infiltruar nga Siria dhe në bashkëpunim me anëtarët e organizatës terroriste brenda Turqisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Davutoglu për shkak të sulmit terrorist në Ankara zhvilloi një vizitë ngushëllimi tek Kreu i Shtabit të Përgjithshëm, Hulusi Akar.

Davutoglu i cili pas takimit dha deklarata për gazetarët, duke theksuar se sulmi i djeshëm është kryer kundër kombit të shenjtë, ushtarëve dhe punonjësve civilë të cilët ishin duke kryer një mision të ndershëm në Forcat e armatosura, u shprehi ngushëllime Forcave të armatosura.

Ai tha se çështja e autorëve nga sulmi i mbrëmshëm është zbardhur tërësisht. “Në mënyrë të qartë është zbuluar se ky sulm është kryer nga një person anëtar i YPG-së i infiltruar nga Siria dhe në bashkëpunim me anëtarët e organizatës terroriste brenda Turqisë”, tha Davutoglu.

Kryeministri turk tha se thirrja e tij e dytë është për partitë politike, organizatat e shoqërisë civile. “Çfarë do që të jetë burimi, kush do që të jetë vegla, kundër terrorizmit duhet të qëndrojmë krah për krah”, porositi Davutoglu.

“Dënoj ashpër qëndrimin e papajtueshëm të një partie në lidhje për publikimin e një deklarate të përbashkët. Nuk kanë të drejtë të flasin për demokraci ata njerëz të cilët edhe për çështjen e terrorizmit nuk vendosin një qëndrim dhe nuk dënojnë këtë sulm të ndërmarrë ndaj njerëzve të pafajshëm të cilët ishin duke u kthyer në shtëpi pas punës për t’u ulur në shtëpitë bashkë me fëmijët e tyre. Detyra jonë parësore, misioni ynë kryesor për të cilën ndjejmë përgjegjësi ndaj kombit dhe historisë sonë, është se duke e mbrojtur unitetin, tërësinë e këtij vendi në këtë rreth të zjarrit ta vazhdojë mbijetesën, të përforcohemi dhe të arrijmë fuqinë me të cilën mund të luftojmë kundër të gjithë këtyre sfidave”, tha ai.

Davutoglu duke vazhduar më tej tha se, “Dje ky sulm terrorist edhe pse u bë në afërsi të parlamentit tonë, parlamenti vazhdoi ti kryejë punimet e tij. Mendoj se ky është një zhvillim i admirueshëm. Pasi që u konsultova me nënkryetarët e grupeve parlamentare i dhashë këtë udhëzim: Objektivi kryesor i fokuseve terroriste është, të atrofohet jeta politike, jeta sociale, të ngadalësohet. Parlamenti turk nuk do ti ndalë seancat e tij, e drejta i është dhënë nga populli ynë, çfarë do qoftë të ndodhë”.

Kryeministri i Turqisë Davutoglu gjithashtu ka deklaruar se: “Nuk do të falim asnjë vend anëtar të NATO-s kryesisht Shetet e Bashkuara të Amerikës, apo ndonjë vend tjetër që kemi qëndruar krah për krah në Afganistan të krijojë lidhje me një organziatë terroriste e cila drejton një sulm ndaj nesh në zemër të Turqisë dhe ne në lidhje me këtë çështje qëndrimin tonë e shprehim në mënyrën më të qartë”.

/AA/ Shekulli Agency

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies