Përmes një deklarate në internet Organizata e Shteti Islamik (DAESH) merr përgjegjësinë për sulmet terorriste në Paris.
“Tetë vëllezër të veshur me antiplumb, të mbërthyer me eksplozivë dhe të armatosur me armë automatike kan synuar vendet e zgjedhura me kujdes në zemër të Parisit”, thoshte deklarata.
“Franca dhe ata që ndjekin rrugën e saj duhet të dinë se ata janë objektivat kryesore të shtetit islamik dhe do të vazhdojnë të ndjejnë erën e vdekjes për fyerjen e profetit tonë dhe për goditjene e kalifatit myslimanë në terren me aeroplanët e tyre”
Pak më parë është publikuar edhe një video ku DAESH ka kërcëunar Francën me sulme të tjera terroriste, nëse kjo e fundit nuk merr vendim për ndalimin e bombardimeve në Siri kundër Shtetit Islamik.
Videoja është liruar nga grupi propagandues, nga Qendra Mediale Al-Hayat ku shihet një luftëtar me mjekër që flet arabisht dhe thërret myslimanët francezë që të vazhdojnë sulmet nëse nuk mund të shkojnë në Siri.
“Derisa ju vazhdoni të bombardoni vendet tona nuk do të jetoni në paqe, do të keni frikë edhe në dyqan të shkoni”, thotë njëri nga militantët në një video-material të publikuar nga DAESH.
Shekulli Agency