Fillimi LajmeBotaDaçiq: Maqedonia do të paguajë për votën pro Kosovës në UNESCO

Daçiq: Maqedonia do të paguajë për votën pro Kosovës në UNESCO

nga Shekulli Agency

-ivica-dacicMinistri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka paralajmëruar Maqedoninë dhe Malin e Zi se Serbia do të hakmerret për votën pro që këto dy vende e dhanë për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Kryediplomati serb ka thënë se Serbia ka punuar shumë për përmirësimin e marrëdhënieve me këto dy vende fqinje, por ka theksuar se kur vendet tjera ndërmarrin hapa të tillë, edhe Serbia u përgjigjet me të njëjtën gjuhë. “Unë nuk besoj se ne do të mbështesin interesat e këtyre dy vendeve”, ka deklaruar Daçiq.

Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s në Paris dje miratoi rekomandimin për pranimin e Kosovës në këtë organizatë. Pro kanë votuar 27 vende, 14 ishin kundër, ndërsa pati 14 abstenime. /SHENJA/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies