Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se ksenofobia dhe racizmi në vendet e Evropës kanë marrë përmasa shqetësuese.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), që ndodhet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, mori pjesë në mbledhjen e Ministrave të Grupit të Miqësisë së Aleancës së Qytetërimeve.
Në fjalimin që mbajti këtu, Çavushollu bëri të ditur se në vendet e Evropës Perëndimore janë rritur sulmet ndaj myslimanëve dhe pakicave të tjera dhe vetëm vitin e kaluar, në Evropës dhe Amerikën e Veriut janë regjistruar 108 sulme raciste ndaj turqve.
Terroristët dhe elementet radikale përdorin polarizimin në shoqëri, u shpreh Çavushollu dhe shtoi: “Sulmet nuk janë vetëm kundër sigurisë sonë, por janë edhe kundër shumëllojshmërisë sonë, vlerave tona themelore, njerëzimit dhe integritetit tonë”.
Ai bëri të ditur gjithashtu se rritjet dramatike që përjetohet buron nga vala e pakontrolluar e emigrantëve dhe racizmi përshkallëzohet për shkak të politikanëve populistë.
“Ajo që dëshirojnë edhe terroristët është diskriminimi i myslimanëve dhe emigrantëve në shoqëri” u shpreh Çavushollu duke shtuar se qëndrimi i politikanëve mendjengushtë dhe racistë i shërben grupeve terroriste.
Ai nënvizoi edhe rëndësinë e arsimit dhe propozoi që brezave në moshë të re tu jepet si mësim në shkollë edhe toleranca, empatia dhe respekti reciprok.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon tha se gjatë gjithë detyrës së tij 10 vjeçare ka bërë ç ‘është e mundur për të mbrojtur Aleancën e Qytetërimeve
Ai nënvizoi gjithashtu se Aleanca e Qytetërimeve luan një rol të rëndësishëm për krijimin e urave.