33
Me urdhër të EULEX-it ka filluar arrestimi i një numri të madh të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje. VV ka konfirmuar arrestimin e zëdhënësit të partisë, Frashër Krasniqit.
Lëvizja Vetëvendosje konfirmon se është arrestuar Frashër Krasniqi, drejtuesi i Sekretariatit për Media dhe Komunikim i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Frashëri është marrë nga policë civilë rreth orës 17:00 teksa po dilte nga televizioni 21 ku ishte i ftuar që të flasë mbi protestën e së mërkurës.
“Këto sulme e përndjekje që shtohet sa herë opozita përgatitet për kundërshtim nuk kanë efekt”.
“Opozita nuk ndalet dhe protesta do të jetë madhështore”, thuhet në njoftimin e VV-së.