Fillimi LajmeBota5 minuta më herët! 5 minuta më afër! TV SHENJA

5 minuta më herët! 5 minuta më afër! TV SHENJA

nga Shekulli Agency

111-shenjaTë saktë

Të qartë

Të drejtë

Të barabartë…

Ky do të jetë synimi i Televizionit SHENJA, media më e re shqiptare në Maqedoni.

Të gjithë ata që duan të dinë të vërtetën, tanimë do të kenë një dritare të re.

Televizioni SHENJA

pa frikë,

pa shantazhe,

pa doreza do ta thotë troç atë që deri më tani nuk është thënë!

TV SHENJA do të jetë media e pavarur që do të shtrihet në gjithë vendin. Do të jemi në shtëpinë e secilit qytetar dhe ajo që është më me rëndësi, do t’i mbrojmë vlerat tona!

Jo vetëm kaq, TV SHENJA sinjalin e vet do ta përçojë edhe në Shqipëri dhe Kosovë dhe në të gjitha vendet ku gjendet mërgata shqiptare.

Paleta e programeve do të jetë jashtë mase e gjerë, por gjithmonë duke pasur kujdes që shqiptarin mos ta tjetërsojmë në atë që nuk është. Politika, kultura, arti, arsimi, sporti… dhe gjithsesi LAJMET, të cilat do të jenë më objektivet në gjithë vendit, do të dëshmojnë profesionalizmin tonë, por gjithsesi edhe ndershmërinë.

Pra, tani e tutje, në eterin tonë TV SHENJA gjithmonë do të jetë 5 minuta më herët, 5 minuta më afër!

Na ndiqni!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies