Fillimi LajmeBie numri i përdoruesve aktivë në Facebook

Bie numri i përdoruesve aktivë në Facebook

nga Shekulli Agency

Rrjeti social në internet Facebook shënoi rënie të numrit të përdoruesve aktivë ditorë për herë të parë në historinë e saj 18-vjeçare.

Kompania amë e Facebook-ut, Meta Networks njoftoi se numri i përdoruesve aktivë ditorë ra në 1.929 miliardë në tremujorin që përfundoi në dhjetor, krahasuar me 1.93 miliardë sa kishte në tremujorin e mëparshëm.

Kompania paralajmëroi për ngadalësimin e rritjes së të ardhurave për shkak të konkurrencës nga rivalët si TikTok dhe YouTube ndërsa reklamuesit po shkurtojnë shpenzimet, njoftoi BBC.

Aksionet e kompanisë Meta ranë me më shumë se 20 për qind, që rezultoi me humbje të vlerës në treg prej 200 miliardë dollarësh.

Drejtori ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg tha se ky ishte rezultati i kalimit të audiencës, veçanërisht përdoruesve të rinj tek rivalët.

Meta, e cila zotëron platformën e dytë më të madhe të reklamave dixhitale në botë pas Google-s, tha se ishte prekur nga ndryshimet e privatësisë në sistemin operativ të Apple-s.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies