Fillimi PolitikëVuçiç: Prishtina vazhdimisht po përpiqet t’u shmanget angazhimeve

Vuçiç: Prishtina vazhdimisht po përpiqet t’u shmanget angazhimeve

nga Shekulli Agency

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mbrëmë tha se Serbia po vepron me përgjegjësi dhe po i përmbush detyrimet e saj në të gjitha marrëveshjet e vlefshme dhe të nënshkruara me Prishtinën ndërsa në të njëjtën kohë has në përpjekje të vazhdueshme nga autoritetet e Prishtinës për t’iu shmangur përmbushjes së detyrimeve.

Pas takimeve me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, Vuçiç tha se Serbia respekton përpjekjet e tyre për stabilizimin e rajonit.

Ai shtoi se të dy zyrtarët, me qasjen dhe përkushtimin e tyre pragmatik, japin një kontribut të madh në sigurimin e një atmosfere neutraliteti në dialog.

Vuçiç ndër të tjera tha se “Serbia përballet me përpjekje të vazhdueshme të autoriteteve në Prishtinë për të shmangur përmbushjen e obligimeve të tyre përmes provokimeve të njëanshme dhe pritjeve joreale nga ndërmjetësuesit në dialog, gjë që e pengon shumë ecurinë e mëtutjeshme të bisedimeve”.

Escobar dhe Lajçak theksuan se mbështesin vazhdimin e dialogut konstruktiv ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, dhe theksuan se është thelbësore që të dyja palët t’i përmbushin të gjitha obligimet nga dialogu.

Lajçak vuri në dukje se BE-ja dhe SHBA-ja bashkëpunojnë ngushtë dhe ndajnë të njëjtin vizion kur bëhet fjalë për procesin e dialogut dhe të ardhmen e të gjithë rajonit në BE, duke shtuar se përpjekjet e tyre synojnë arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies