Fillimi LajmeBallkaniTIKA mbështet komunën e Shtimes me projekt në vlerë prej 30 mijë eurosh

TIKA mbështet komunën e Shtimes me projekt në vlerë prej 30 mijë eurosh

nga Shekulli Agency

Në një njoftim të TIKA-s bëhet e ditur se me një organizim ceremonial, kjo agjenci ka dhuruar pajisje dhe furnizime mjekësore për QKMF-në

tika-76555Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) ka dhuruar një donacion të pajisjeve mjekësore për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Komunën e Shtimes, e cila ndodhet afër Prishtinës.

Në një njoftim nga TIKA bëhet e ditur se me një organizim ceremonial, kjo agjenci ka dhuruar pajisje dhe furnizime mjekësore për QKMF-në, Dr. Vezir Bajrami, e cila është në shërbim të qytetarëve me qendrën e mjekësisë familjare, me shërbime stomatologjike dhe ato të urgjencës.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Shtimes dhe të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç, Koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Necip Özay Özütok, si dhe zyrtarët dhe stafi i QKMF-së së Shtimes.

Naim Ismajli, i cili foli gjatë kësaj ceremonie tha se ky është projekti i parë i zhvilluar nga TIKA në Komunën e Shtimes dhe se nëpërmjet këtij projekti është mundësuar plotësimi i një mungese të madhe të kësaj komune, duke mundësuar kështu të krijojnë shërbime shëndetësöre në kushte të volitshme për rreth 30 mijë qytetarë të kësaj komune.

Ai gjithashtu shprehu dëshirën e vazhdimit të bashkëpunimit me TIKA-n, jo vetëm në fushën e shëndetësisë por edhe në fushat tjera me rëndësi jetësore.

Ndërkaq, Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç, gjatë fjalimit të saj tha se Turqia do të vazhdojë t’i mbështesë institucionet e Kosovës, nëpërmjet TIKA-s dhe KFOR-it Turk në Kosovë, në fushat të ndryshme, sidomos në atë të shëndetësisë dhe në atë të edukimit.

Duke folur për kontributin e TIKA-s për QKMF-në në Shtime, Kılıç theksoi se kjo mbështetje do të mundësojë rritjen e kualitetit të shërbimeve për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve si dhe për ruajtjen e shëndetësisë së tyre.

Projektit i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim-TIKA, në QKMF në Shtime është në vlerë prej 30 mijë eurosh, ku pajisjet themelore do të përdoren nga emergjenca, stomatologjia, laboratori, qendra diagnostike dhe nga mjekët familjarë të këtij institucioni.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies