Fillimi LajmeBallkaniPresione të Serbisë kundër Kosovës në Bruksel

Presione të Serbisë kundër Kosovës në Bruksel

nga Shekulli Agency

beogradKryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ekipin vet, kanë intensifikuar aktivitetet diplomatike në mënyrë që Bashkimi Evropian të reagojë për atë që Beogradi e quan shkelje e Marrëveshjes së Brukselit nga ana e Prishtinës.

Sipas një bashkëbiseduesi nga Qeveria e Serbisë të cilin gazeta serbe “Blic” nuk e prezanton, braktisja e dialogut të Brukselit nuk është opsion dhe se Beogradi mbetet i përkushtuar ndaj dialogut, por “insiston që edhe të tjerët të përmbarojnë atë për të cilën janë detyruar”, transmeton Koha.net.

Në ndërkohë, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë me në krye Marko Gjuriqin, ka vazhduar të punojë në hartimin e projektstatutit të AKS-së, i cili, sipas Marrëveshjes së Brukselit, duhet të përfundojë më 25 dhjetor.

“Jemi në kontakte të vazhdueshme me zyrtarë në Bruksel dhe me përfaqësues të BE-së në Serbi, sepse presim që ata të reagojnë në vendimin e Prishtinës për suspendim të AKS-së dhe ta ftojnë kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa në Bruksel për të sqaruar këto veprime”, ka thënë burim i kësaj gazete.

Në pyetjen se a do të shkojë delegacionin serb në biseda të tjera “derisa Prishtina e ka bllokuar AKS-në”, burimi është përgjigjur se “tash për tash nuk është caktuar asnjë rund negociatash dhe se as që pritet se do të caktohet ndonjë rund derisa kjo të vazhdojë”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies