Fillimi LajmeBallkaniKosovë/ Sërish gaz lotsjellës në Kuvend

Kosovë/ Sërish gaz lotsjellës në Kuvend

nga Shekulli Agency

kuvendi-kosoveDeputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina ishte ajo e cila lëshoi gazin lotsjellës duke shkaktuar ndërprerjen e seancës së parë të Kuvendit të Kosovës në vitin 2016.

Në fillim të seancës së parë të Kuvendit për vitin 2016, e cila u mbajt sërish me prezencën e kordonit të sigurimit policor të Kuvendit të Kosovës, kryetari i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri kërkoi fjalën nga kryetari i Kuvendit, për t’iu drejtuar deputetëve të pranishëm.

Lideri i “Vetëvendosjes” në fjalimin e tij theksoi se, deri sa po mbahet kjo seancë, përpara Kuvendit janë mbledhur shumë qytetarë që kërkojnë largimin e Qeverisë e cila, sipas tij, ka filluar si regjim dhe po përfundon si regjim.

“Ka një lëvizje shoqërore jashtë që insiston në largimin e këtij regjimi. Ata brohorasin në mbrojtje të Republikës e nuk ulërijnë. 205 mijë qytetarët të peticionit, qindra mira qytetarë të protestave, shoqëria civile, intelektual e kanë shpallur Zajednicën dhe Demarkacionin të vdekura”, ka thënë Ymeri.

Ai më tej shtoi se protesta paqësore e 17 shkurtit dhe deklaratat e Qeverisë pas saj kanë dëshmuar se kush në të vërtet e përkrah dhunën.

“Ju qytetarë të republikës së Kosovës ja keni hequr maskën këtij regjimi mashtruesish. E keni shpallur atë jo legjitim, antidemokratik, anti-Republikë. Prandaj, regjimin Mustafa-Thaçi nuk do ta lejojmë të sillet si Qeveri e Republikës së Kosovës. Ky regjim sundimtarësh po mundohet ta mbajë vetëm dhunshëm në këto karrige. Po mundohet dhunshëm ta mbajë shtetin e varur, po mundohet dhunshëm të mbajë seanca për ta thelluar kapjen e shtetit për ta zgjeruar atë deri në majën e tij, në Presidencë” – përfundoi Ymeri.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli hapi seancën plenare duke lexuar deklaratën me të cilën dënohet gjykimi i gjyqeve serbe bërë ish eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndër të cilët janë edhe dy deputetët e Kuvendit, Anton Çuni dhe Rrustem Berisha.

Ndërsa kryeparlamentari po lexonte deklaratën, deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina lëshoi gazin lotsjellës me qëllim të bllokimit të seancës.

Megjithatë, me insistimin e kryetari të Kuvendit Veseli, deputetët qëndruan në sallë dhe nën tymin e gazit lotsjellës, me 79 vota pro miratuan Deklaratën e Kuvendit të Kosovës kundër veprimeve. Duke dënuar aktin e hedhjes së gazit lotsjellës si të jo dinjitetshëm dhe duke kritikuar “Vetëvendosjen” për mos miratimin e kësaj deklarate, kryeparlamentari Veseli dha pushim prej 5 minutave.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies