Fillimi LajmeBallkaniKosova sot feston pavarësinë, opozita proteston

Kosova sot feston pavarësinë, opozita proteston

nga Shekulli Agency

opozita-111-657701433Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA, pas përgatitjeve intensive dhe mobilizimit të strukturave të tyre partiake, sot protestojnë për të kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës në ditën e pavarësisë së shtetit kosovarë. Protesta, sipas paralajmërimit, do të fillojë në orën 14:00 te Biblioteka Kombëtare.

Derisa është përsëritur vazhdimisht se protesta do të jetë paqësore, liderët opozitarë kanë deklaruar se kjo protestë do të sjell fundin e kësaj Qeverie, që ata e konsiderojnë shkelëse të Kushtetutës së vendit për shkak të marrëveshjeve me Serbinë e Malin e Zi.

Ndërkohë, bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht ka përsëritur kërkesën për protestë të qetë dhe jo me skena dhune.

Protesta e fundit që mbajti opozita, më 9 janar, u përfol si më masivja e Kosovës së pasluftës.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies