Fillimi LajmeBallkaniGruevski: Izairi t’i shtrojë kërkesat në Qeveri e jo në media

Gruevski: Izairi t’i shtrojë kërkesat në Qeveri e jo në media

nga Shekulli Agency

-nikolla-gruefskiKryeministri Nikolla Gruevski i bëri thirrje Ministrit të Ambientit Jetësor Nurhan Izairi që kërkesat e tij për ndotjen t’i adresojë në Qeveri dhe jo përmes mediave. Ai nuk komentoi thirrjen e Izairit në konferencën e djeshme për shtyp që Qeveria urgjentisht të fillojë zbatimin e masave kundër ndotjes, njofton.

“Më treguan se Izairi paska pasur njëfarë konference për shtyp. Nëse ai konstaton se këtë çështje duhet ta dorëzojë në qeveri, ne do ta shqyrtojmë në seancën e Qeverisë”, tha kryeministri Gruevski.

Izairi i bëri thirrje Qeverisë dhe komunave që t’i respektojnë masat urgjente të rekomanduara për shkak të ndotjeve të ajrit në disa qytete në vend, me Tetovën si qytet lider sa i përket ndotjes.

Mes masave të propozuara nga Izairi është edhe ndërprerja e parakohshme e gjysmëvitit shkollor, ndalimi i punimeve në ambient të hapur, pastrimi i rrugëve dhe shfrytëzimi i transportit publik. /TV SHENJA/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies