Fillimi LajmeBallkaniEkskluzive: Policia arreston personat që kërcënuan Izet Mexhitin, mes tyre edhe një funksionar i BDI-së

Ekskluzive: Policia arreston personat që kërcënuan Izet Mexhitin, mes tyre edhe një funksionar i BDI-së

nga Shekulli Agency

valon-bela-6555Para pak çastesh janë arrestuar personat që kanë kërcënuar kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Për detajet tjera do t’ju njoftojmë më vonë, njofton SHENJA.

Më herët, e përditshmja Dnevnik shkroi se Izet Mexhiti i është shmangur takimit me grupë rreth 20 vetë të cilët kanë hyrë në zyrën e tij. Nga MPB e kanë konfirmuar ngjarjen, por edhe nga aty nuk kanë dhënë detaje se çka kërkoi grupi prej rreth 20 anëtarësh nga kryetari i Çairit. Flitet edhe për atë se në momentin kur grupi ka kuptuar se Mexhiti nuk gjendej në ndërtesën e komunës, si porosi i kanë lënë një plumb, shkroi Dnevnik, media që njihet si e afërt me pushtetin VMRO – BDI.

Jozyrtarisht, Dnevnik i përmendi biznis-intereset ose për trysni për realizimin e interesave të dikujt si arsye e mundshme për këtë uzurpim të përkohshëm të zyrës së kreut të Çairit, Izet Mexhiti.

Gjithashtu mësohet se të arrestuarit janë anëtarë të një klani të Çairit nga radhët e BDI-së. /SHENJA/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies