Zyra e nënkryetarit të SHBA-së, Xho Bajden, dje pasmesnate ka dalë me komunikatë të shkurt në lidhje me vizitën e kryeministri të Maqedonisë, Nikolla Gruevski në Uashington, vizitë e cila sipas burimeve amerikane është realizuar me kërkesë të kryeministrit Nikolla Gruevski.
Përkundër deklaratës së kryeministrit në të cilën ai fliste për përkrahjen që do të vazhdon SHBA të ja jep Maqedonisë, njoftimi i Bajdenit fokusohet në marrëveshjen e Përzhinos dhe ndërmarrjen e veprimeve të cilët janë të nevojshme për të siguruar kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike.
“Nënkryetari Xho Bajden sot ka realizuar takim me kryeministrin Nikolla Gruevski. Nënkryetari dhe kryeministri u pajtuan në lidhje me rëndësi e implementimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Përzhinos dhe ndërmarrjen e veprimeve të cilët janë të nevojshme për zgjedhje të besueshme. Nënkryetari i SHBA-së ka theksuar përkrahjen e vazhdueshme e SHBA-së për integrimet euroatlantike të Maqedonisë”, qëndron në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, shkruan Nova, transmeton SHENJA.