Fillimi LajmeBallkani“Ata që kanë qëllim për të përçarë unitetin dhe vëllazërinë tonë do të humbasin”

“Ata që kanë qëllim për të përçarë unitetin dhe vëllazërinë tonë do të humbasin”

nga Shekulli Agency

Kryeministri Davutoglu ka marrë pjesë në mitingun e mbajtur në sheshin “Yenikapı” me sloganin “Jo ti dhe unë por ka Turqi, në Yenikapı ka unitet, ka Vëllazëri” i mbajtur nga Selia e Partisë AK në Stamboll.

Davudoglu-akpKryetari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, ka deklaruar se: “Dikush mund të planifikojë që të ndajë, të shpërbëjë në Turk, Kurd, Arab, Laz, Sunni apo Alevi këto njerëz të mbledhur në këtë shesh. Por ne këtu ndodhemi si qytetarë të Stambollit ku duke qenë si të tillë ne jemi një, jemi të bashkuar, të mëdhenj dhe të gjallë”.

Kryeministri Davutoğlu ka marrë pjesë në mitingun e mbajtur në sheshin “Yenikapı” me sloganin “Jo ti dhe unë por ka Turqi, në Yenikapı ka unitet, ka Vëllazëri” i mbajtur nga Selia e Partisë AK në Stamboll, ku është shprehur se ata që kanë qëllim për të përçarë bashkimin, unitetin dhe vëllazërinë tonë do të humbasin me siguri.

Ai ka mbërritur në shesh i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Sare Davutoğlu të cilët janë pritur me një entuziazëm të madh nga të pranishmit në shesh të cilët hapën edhe një flamur të madh turk.

Kryeministri Ahmet Davutoğlu pasi ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit ka vënë në dukje se Stambolli është zemra e Turqisë dhe u shpreh se: “Stambolli është pikë nyje e Ballkanit, Azisë, Europës dhe e Afrikës. Stambolli është përmbledhja e Turqisë. Një pjesë e Anadollit, Rumelisë ndodhet sot këtu. Këtu ndodhen të pranishëm nga Sivasi, Kastamonu, Malatya, Trazbzoni, Konya, Diyarbakır, Mardin, dhe nga të gjithë qytetet e trevat dhe rajonet e Turqisë nga Mesdheu e deri në Detin e Zi, e gjithë Turqia ndodhet këtu në këtë shesh. Dikush mund të planifikojë që të ndajë, të shpërbëjë në Turk, Kurd, Arab, Laz, Sunni apo Alevi vëllezërit tanë të mbledhur në këtë shesh. Por ne këto ndodhemi si qytetarë të Stambollit, ku duke qenë si të tillë ne jemi një, jemi të bashkuar, të mëdhenj dhe të gjallë. Qytetarë të Stambollit a jemi një? a jemi të bashkuar?.

Davutoğlu u shpreh se ata që kanë si qëllim këtë popull, unitetin e tij, vëllazërinë e tij me patjetër do ti dorëzohen para drejtësisë. “Ne do ti dorëzojë të gjithë ata, por ne kemi demokracinë, ligjin, drejtësinë dhe nuk do të heqim dorë kurrë për të jetuar gjithmonë së bashku, ne kurrë nuk do të heqë dorë për të jetuar me dinjitet. Dijeni se ata që kanë qëllim për të përçarë, bashkimin, unitetin dhe vëllazërinë tonë do të humbasin me siguri”- i shpreh Davutoğlu.(AA)

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies