Fillimi LajmeBallkaniAnkaraja: Progresraporti i BE-së për Turqinë, i pavlefshëm, shtrembëron historinë

Ankaraja: Progresraporti i BE-së për Turqinë, i pavlefshëm, shtrembëron historinë

nga Shekulli Agency

kuvendi-turqiKryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian, Mehmet Kasim Gulpinar, kritikoi referimet e bëra në raport, ashtu si dhe vitin e kaluar, për ngjarjet e vitit 1915.

“Situata në fjalë ka dëmtuar objektivitetin dhe besueshmërinë e raportit. Ky raport jo vetëm që ka shtrembëruar historinë, por edhe ka rënë në kontradiktë me frymën dhe dinamizmin e marrëdhënieve Turqi-Bashkimi Evropian”, deklaroi Gulpinar.

Ai theksoi se edhe raportin e sivjetmë e pranojnë si të paqenë dhe të pavlefshëm duke shtuar se do t’ia kthejnë atë PE-së menjëherë pasi t’u dërgohet nga legjislativi evropian.

Deputeti Mehmet Kasim Gulpinar nënvizoi gjithashtu se raporti tregon qartë që BE-ja nuk ka arritur të kuptojë as përmasat e terrorit të PKK-së dhe as luftën antiterror të Turqisë, madje dhe se është shumë larg kësaj vije logjike.

Ndërsa ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian, Volkan Bozkir, deklaroi të enjten se raporti i progresit për Turqinë, miratuar nga PE-ja, nuk ka asnjë lloj vlere për Ankaranë.

“Historia e Turqisë nuk ka asnjë çast, për të cilin duhet të na vijë turp. Arkivat tona janë të gjitha të hapura. Jemi të mendimit se për këtë çështje duhet të vendosin historianët. Historinë nuk duhet ta shkruajnë politikanët. Vendimet politike s’duhet të nxjerrin përfundime në lidhje me ngjarjet historike”, tha ministri Bozkir dhe shtoi se raporti do t’i kthehet pas Parlamentit Evropian.

/TRTshqip/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies