Fillimi LajmeAnëtari i FETO-s nga Algjeria dërgohet në Turqi me një operacion të policisë dhe MPJ-së

Anëtari i FETO-s nga Algjeria dërgohet në Turqi me një operacion të policisë dhe MPJ-së

nga Shekulli Agency

Një i dyshuar i lidhur me organizatën terroriste FETO është arrestuar dhe sjellë në Turqi nga Algjeria, njoftoi një burim i sigurisë të hënën, raporton AA.

I dyshuari për terrorizëm u arrestua si rezultat i punës së përbashkët të Ministrisë së Jashtme të Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë, tha burimi, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për media. 

I dyshuari ishte menaxher i një kompanie të lidhur me FETO-n në Algjeri.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut të vitit 2016 i cili la 251 martirë dhe afër 2.200 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për përmbysjen e shtetit përmes infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Që nga përpjekja e grushtit të shtetit, dhjetëra mijëra të dyshuar të FETO-s janë arrestuar, duke përfshirë shumë anëtarë të tyre në forcat e armatosura, polici, sistemin e drejtësisë dhe sektorin e arsimit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies