
Ambasadori i Zvicrës në Ankara, Jean Daniel Ruch pas provokimeve në qytetin Cyrih që vendosën në objektiv presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe flamurin turk, u ftua në Ministrinë e Jashtme të Türkiye-s ku i është përcjellë reagimi se kjo situatë është e papranueshme.
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, ambasadori zviceran në Ankara, Daniel Ruch u ftua sot në Ministrinë e Jashtme nga zv.ministri i Jashtëm dhe kryetari për Bashkimin Evropian, ambasadori Mehmet Kemal Bozay pasi u mësua se dje në qytetin Cyrih të Zvicrës ndodhi një incident ku u hap një pankartë dhe u dogj një maket që vendoste në objektiv presidentin Erdoğan.
Në takim, ambasadorit Ruch iu nënvizua se “Ky sulm që vendos në objektiv presidentin Erdoğan nuk është i pranueshëm në asnjë mënyrë dhe se sulme të tilla nuk duhet të lejohen”.
Po ashtu në bisedë u kërkua nisja e një hetimi lidhur me ngjarjen, identifikimin e autorëve dhe kryerjen e procedurave të nevojshme me shpejtësi. Në qytetin Cyrih të Zvicrës u bënë provokime të cilat vendosën në objektiv presidentin Erdoğan dhe flamurin turk.
Dje para bankës UBS në Cyrih, grupi i quajtur “Kolektivi i Grevës Revolucionare në Cyrih” dogji flamurin turk dhe një kukull të ngjashme me presidentin Erdoğan.