
Kompania turke Baykar ka kryer me sukses testin e lëshimit të raketës së re, e cila është një mini raketë lundruese të mençur BAYRAKTAR KEMANKES.
Lëshimi testues i raketës me motor është kryer në kompleksin Kesan në Edirne, ndërkaq Baykar deklaroi se kjo është vazhdimësi e punës së suksesshme në fushën e zhvillimit të teknologjive të reja në fushën e industrisë së mbrojtjes.
Raketa u lëshua nga droni i Baykar, Bayraktar TB2 dhe 20 kilometra nga objektivi i synuar, të cilin e goditi.
KEMANKES për herë të parë u prezantua para publikut në TEKNOFEST, i cili u mbajt së fundmi në Istanbul dhe është një produkt i ri vendor turk i industrisë së mbrojtjes. Raketa e mençur u zhvillua për të rritur aftësinë sulmuese kundër objektivave strategjikë me dronin Bayraktar TB2 si dhe të gjithë avionët e tjerë Baykar.
Kjo raketë ka arritur aftësinë për të sulmuar elementët e armikut nga një distancë shumë më e madhe, edhe atë pa hyrë në zonën e rrezikut. Ai është i aftë të sulmojë një objektiv me përpunimin e pamjeve duke përdorur sistemin e vet dhe inteligjencën artificiale. Gjithashtu mund të operojë në mjedise të luftës elektronike me sistemet e tij GNSS kundër bllokimit.
Prodhimi i saj masiv pritet të bëhet deri në fund të këtij viti. Pesha totale e KEMANKES është 35 kilogramë, përfshirë kokën prej 6 kilogramësh. Raketa lëviz me anë të një motori reaktiv dhe distanca maksimale e saj do të jetë 250 kilometra.