Fillimi LajmeKurti: Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policorë

Kurti: Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policorë

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë në veri të Kosovës.

Në rrjetet sociale, kryeministri Kurti shkroi se tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë rrëmbyer në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të Kosovës.

Kurti tha se dyshimet janë që policët kosovarë janë rrëmbyer nga ushtria serbe.

“Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Milenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës”, shkroi Kurti.

Kurti tha se Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit, derisa konsideroi se “hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim”.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë”, përfundoi Kurti.

Dje, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në veriun e Kosovës me shumicë serbe është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të Misionit të NATO-s (KFOR), Milun Milenkoviq – Llune, për të cilin ka thënë se është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”.

Sveçla theksoi se Milenkoviq ka terrorizuar ndër vite qytetarë dhe ka sulmuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe institucione.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies