Fillimi LajmeAeroplani me agjenten ruse Butina ateron në Moskë

Aeroplani me agjenten ruse Butina ateron në Moskë

nga Shekulli Agency

Aeroplani në të cilin ndodhej agjentja ruse e dënuar në SHBA, Maria Butina, mbërriti në Moskë.

Aeroplani “Aeroflot” i cili fluturoi nga Miami ateroi të shtunën në Aeroportin Sheremetyevo pak para orës 11:30, njoftuan zyrtarët e aeroportit.

Butina, aktiviste për të drejtat e armëve e cila u përpoq të inflitrohet në qarqet kosnservatore të grupeve politike në SHBA dhe të promvonte axhendën ruse në kohën kur Donald Trump mori pushtetin, u lirua të premten nga një burg i sigurisë së ulët në Florida. Ajo ishte në paraburgim që nga arrestimi i saj në korrik të vitit 2018.

Ish-studentja e diplomuar në Universitetin Amerikan u shpall fajtore dhjetorin e kaluar për komplotin se ka vepruar si agjente e paregjistruar për Rusinë. Ajo pranoi se ajo dhe një ish-deputet rus kishin punuar për të nxitur kontaktet në Shoqatën Kombëtare të Armëve për të gjetur kanalet që do të çonin drejt konservatorëve amerikanë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies