21
Turqia vazhdon të thithë nga lëvizja e kapitalit në botë, vetëm në 13 muajt e fundit ka thithur 34 miliardë dollarë, sipas “CrossBorder Capital” me seli në Londër.
Brenda 13 muajve të fundit në tregjet në zhvillim është regjistruar një lëvizje kapitali me vlerë 1,17 trilionë dollarë. Turqia edhe në këtë periudhë ka vazhduar të thithë kapital të huaj.
Drejtori i CrossBorder Capital me seli në Londër, Howell, thotë se kapitali ka vazhduar të rrjedhë në një mënyrë interesante drejt Turqisë.
Howell flet me lëvdata për kapitalin neto që ka hyrë në Turqi gjatë 13 muajve të kaluar. Në këtë periudhë Turqia ka arritur të thithë rreth 34 miliardë dollarë.
