46
Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar gjithsej 2.545 persona që nga viti 2013, mes të cilëve 810 shtetas të huaj, në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste DAESH, bëjnë të ditur burime zyrtare.
Operacionet antiterroriste turke kundër DAESH-it i filluan në vitin 2013, kur u arrestuan 230 persona të dyshuar për lidhje me këtë organizatë, në mesin e të cilëve ishin 78 të huaj. Në paraburgim u mbajtën 78 të arrestuar, nga të cilët 12 të huaj.Vitin e kaluar, policia turke arrestoi gjithsej 615 persona lidhur me DAESH-in, ndërsa 240 prej tyre nuk janë shtetas turq. Në paraburgim mbahen 87 prej tyre, mes të cilëve 21 shtetas të huaj.
Për gjithsej 584 të dyshuar, autoritetet turke kanë vendosur arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim, mes tyre 128 shtetas të huaj, theksoi një zyrtar i policisë nën mbrojtjen e anonimatit.