
Komisionerja e Bashkimit Evropian (BE) për zgjerim, Marta Kos, ka theksuar se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor “i paanshëm dhe i pavarur”, duke bërë thirrje që vendimet e këtij institucioni të respektohen.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. Vendimet e tyre duhet të respektohen dhe personat e dënuar kanë të drejtën e apelimit”, tha Kos.
Ajo theksoi se proceset gjyqësore kanë të bëjnë me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha Kos.
Ajo gjithashtu u bëri thirrje aktorëve në rajon u të kontribuojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës dhe në procesin e pajtimit.
“Vetëm përmes pajtimit vendet e rajonit mund t’i kapërcejnë ndarjet dhe të avancojnë drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE”, shtoi ajo.