Fillimi JavaRusia rrit dënimet për shmangien e mobilizimit

Rusia rrit dënimet për shmangien e mobilizimit

nga Shekulli Agency

Dhoma e Ulët e parlamentit rus, Duma, ka miratuar një projektligj për rritjen e dënimeve me burg për ata që ikin nga mobilizimi ushtarak në Rusi.

Në projektligj janë bërë ndryshime të shumta në Kodin penal ushtarak të Rusisë.

Është rritur dënimi me burg për shmangie nga shërbimi ushtarak gjatë mobilizimit nga 5 në 10 vjet.

Sipas projektligjit të miratuar, ushtarët që dorëzohen vullnetarisht në ushtrinë e armikut mund të dënohen me 10 vjet burg ndërsa ata që kanë plaçkitur gjatë luftës mund të dënohen me 15 vjet burg.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies