Fillimi JavaEdhe pas vrasjes së Khashoggit, Britania i shiti armë Arabisë Saudite

Edhe pas vrasjes së Khashoggit, Britania i shiti armë Arabisë Saudite

nga Shekulli Agency

Qeveria e Britanisë së Madhe ka lejuar shitjen e pajisjeve ushtarake në vlerë prej 800 milionë dollarë në Arabinë Saudite në gjashtë muaj pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Fushata kundër Tregtisë së Armëve (CAAT) bëri të ditur se pavarësisht dënimit të vrasjes së Khashoggit qeveria britanike në periudhën nga tetori i vitit 2018 deri në mars të vitit 2019 miratoi licencat e eksporteve të armëve prej 805 milionë dollarësh në Arabinë Saudite.

Khashoggi u vra nga një grup operativësh sauditë pak pasi hyri në Konsullatën Turke në Stamboll në tetor të vitit 2018 për të marrë një certifikatë martese.

Rijadi ofroi rrëfime të ndryshme kontrodiktore për të shpjeguar zhdukjen para se të pranojë se Khashoggi u vra në ndërtesën diplomatike, duke fajësuar për vdekjen e tij një operacion të gabuar nga agjentë mashtrues.

“Sekretari i jashtëm tha se ai e dënoi vrasjen e Jamal Khashoggit në terma më të fuqishëm, por në muajt që pasuan bërja e biznesit ishte e zakonshme për qeverinë dhe kompanitë e armëve”, tha Andrew Smith, drejtor i CAAT.

Smith tha se në të njëjtën kohë kur regjimi saudit po mbulonte ministrat e tij të vrasjes po miratoheshin qindra miliona paundë të armëve. Ai shtoi se armët britanike kanë luajtur një rol destruktiv në luftën e udhëhequr saudite në Jemen, ku dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë.

Shitja prej 800 milionë dollarësh përfshinte 685 milionë dollarë të të ashtuquajturave licenca ML4 që i referohen shitjes së raketave, bombave, silurëve dhe pajisjeve të tjera shpërthyese. Poashtu u miratuan edhe 11 milionë dollarë nën licencat ML10 të cilat përfshijnë anije të dizajnuara për përdorim ushtarak si dhe pajisje detare.

Në muajin qershor, një gjykatë apeli deklaroi se shitjet britanike të armëve në Arabinë Saudite ishin të paligjshme pasi kishin zbuluar se armët britanike mund të kishin luajtur rol në vdekjen e civilëve në luftën në Jemen.

Që nga vendimi i gjykatës, qeveria ka pezulluar miratimet për çdo licencë të re, por do të vazhdojë eksportet sipas marrëveshjeve të kaluara. Qeveria ka thënë se do të kundërshtojë vendimin e gjykatës dhe se statistikat e zbuluara nga CAA-t përfaqësojnë shitjet e armëve të bëra në muajt e parë të vitit 2019, para vendimit të gjykatës.

Jemeni ka qenë i përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014 kur rebelët Huthi të lidhur me Iranin pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur Arabia Saudite dhe disa aleatë arabë filluan një fushatë shkatërruese ajrore që synonte të rikthente përfitimet territoriale të rebelëve Huthi.

Sipas shifrave të OKB-së, Jemeni po përballet me një nga krizat më të këqija humanitare në botë, me më shumë se 10 milionë njerëz të shtyrë në prag të urisë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies