Fillimi JavaBie jetëgjatësia në pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian midis pandemisë

Bie jetëgjatësia në pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian midis pandemisë

nga Shekulli Agency

Jetëgjatësia në pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian ka rënë vitin e kaluar ndërsa blloku prej 27 vendesh luftonte me ndikimin e pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

Agjencia e statistikave të BE-së, Eurostat njoftoi se “pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19 vitin e kaluar, jetëgjatësia shënoi rënie në shumicën dërmuese të vendeve anëtare të BE-së”. Sipas Eurostat, rënia më e madhe ishte në Spanjë, me një humbje prej 1.6 vjet krahasuar me vitin 2019.

Bullgaria pasoi me një humbje prej 1.5 vjetësh, e ndjekur nga Lituania, Polonia dhe Rumania, të cilat regjistruan një rënie prej 1.4 vjet. Danimarka dhe Finlanda ishin vendet e vetme që regjistruan rritje të jetëgjatësisë, me 0,1 vjet.

Nuk kishte statistikë të përgjithshme të BE-së në dispozicion pasi Irlanda nuk kishte dorëzuar të dhënat.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies