Fillimi Shk/TekTesti i fluturimit i raketës së kompanisë SpaceX përfundon me shpërthim

Testi i fluturimit i raketës së kompanisë SpaceX përfundon me shpërthim

nga Shekulli Agency

Themeluesi i kompanisë së hapësirës ajrore ‘SpaceX’, Elon Musk, ka bërë të ditur se raketa SN11, prototipi i raketave të kompanisë së tij, më 30 mars ka përfunduar testin e saj të fluturimit në një lartësi të lartë me një shpërthim ashtu sikurse tre paraardhësit e saj.

Në llogarinë e tij në twitter, Musk njoftoi se shpërthimi rezultoi pas rrjedhjes së karburantit.

“Faza e ngjitjes, kalimi në vijë horizontale dhe kontroll gjatë rënies së lirë ishin të mira. Një rrjedhje e vogël e turbo-pompës CH4 çoi në një zjarr në motorin 2, duke shkaktuar fillimin e djegies në turbo-pompën CH4. Kjo po rregullohet në gjashtë mënyra deri të dielën”, shkroi Musk.

Raketa SN11 u nis javën e kaluar nga ‘SpaceX Starbase’ nga Teksasi i SHBA-së, pavarësisht nga kushtet e këqija të motit.

Mjeti u ngjit përmes tre motorëve të tipit ‘Raptor’, secili prej tyre po fikej para se mjeti të arrinte në apogje, afër 10 kilometra në lartësi.

Ky ishte test fluturimi i katërt i tillë.

Paraardhësit e këtij prototipi, përkatësisht SN8, SN9 dhe SN10 të cilët fluturuan më 9 dhjetor 2020, 2 shkurt 2021 dhe 3 mars 2021, shpërthyen në ulje.

Sipas kompanisë së hapësirës ajrore, anija kozmike ‘SpaceX Starship’ ka për qëllim të veprojë si një sistem transporti i ri-përdorshëm, i krijuar për të transportuar ekuipazhin dhe ngarkesën në orbitën e Tokës, Hënës, Marsit dhe më gjerë.

E themeluar në vitin 2002, kompania ‘Space X’ synon të revolucionarizojë teknologjinë hapësinore me qëllimin përfundimtar të aftësimit të njerëzve për të jetuar në planet të tjerë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies