Fillimi HistoriFermanet sulltanore dëshmi të tolerancës ndërfetare në shtetin osman

Fermanet sulltanore dëshmi të tolerancës ndërfetare në shtetin osman

nga Shekulli Agency

“Perandoria Osmane si shtet multietnik, multifetar, multi gjuhësor dhe kulturor i kushtoi vëmendje të posaçme bashkëjetesës, mirëkuptimit dhe harmonisë midis nënshtetasve të saj.

Fermanet sulltanorë mendoj se janë një dëshmi e pakontestueshme që tregojnë qartë që megjithëse shteti osman ishte në pozitat e sunduesit, tregoi interesimin dhe tolerancën e duhur ndaj nënshtetasve të vet të besimit jo musliman.

Kjo politikë e ka zanafillën e saj që kur Sulltan Mehmeti i 2-të sapo pushtoi Stambollin i njohu Patrikanës Ortodokse pamvarësinë dhe lirinë e ushtrimit të riteve fetare.

Pas rënies së Stambollit, nga vendet përreth erdhën shumë të deleguar për të përgëzuar Mehmetin e 2-të për fitoren. Në këtë kohë erdhi edhe Patriku Grek i Jeruzalemit, Atanasjas, me priftërinjtë për t’i kërkuar liritë e tyre.

Për këtë arsye Mehmeti i 2-të nxorri një ferman me anë të të cilit ndalonte çdo njeri që të përzihej në ritet, kishat dhe vendet e tyre të pelegrinazhit.

Tolerancën e shtetit Osman ndaj popullsive dhe grupeve jo muslimane e tregon edhe fakti që emrat dhe fetë e vendeve ballkanike vazhduan të egzistonin gjatë gjithë sundimit Osman.

Osmanët i kishin njohur edhe zyrtarisht besimet fetare të popujve të këtyre vendeve. Shteti osman ishte i vetmi organizëm politik i cili në periudhën mesjetare dhe më vonë i kishte njohur zyrtarisht tri fetë monoteiste (islame, krishtërimin, judaizmin) dhe bëri të mundur bashkëjetesën në harmoni të tyre dhe të nëngrupeve etnike dhe fetare.”

Dr. Nezir Bata (Universiteti i Tiranës), “Fermanet sulltanore dëshmi e tolerancës ndërfetare në shtetin osman”, botuar në përmbledhjen me titull: “Nga perandoria osmane në Shqipëri e shkruam historinë me tolerancë…”, botim i TIKA, Tiranë, 2005, f. 66.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies