
POLITIKË
Politikë po më vë thikë
Mos ma mbush ditën me vrer,
Lemë ta shijoj
Të bukurën pranverë.
Lermë ta ha drekën e darkën
Mos ma le në fyt kafshatën,
Mos ma ndal gotën me ujë
Në dorë të ngrirë ende pa e pirë.
Mos ma bëj kafen pelim
Desha ta pi për qefin tim,
Që nga mëngjesi e deri në mesnatë
Vetëm llomotitje pa asnjë rezultat.
Shko pusho plitikan
Se përbesë asgjë s’po bënë,
Ditë e natë nëpër debate
Përveq vehtes askend se mbrojte.
Për pushtet e për parti
Humbe vehten e humbe rininë,
Nëse nuk e ke një zemër ari
Nuk të duhet as ty me qenë i pari.
Mos harroni more të gjorë
Se kështu u bëtë horë,
Fjalët e juaja sikur lum
Popullin kurrë nuk e vënë në gjumë.