Fillimi Ekonomi“Turqia po pakëson varësinë nga jashtë për industrinë e mbrojtjes”

“Turqia po pakëson varësinë nga jashtë për industrinë e mbrojtjes”

nga Shekulli Agency

“Objektivi ynë është që në vitin 2023 të eliminojmë varësinë tonë të jashtme në industrinë e mbrojtjes. Nuk do të mjaftohemi vetëm për të përmbushur nevojat tona, por në këtë fushë do të jemi mbështetës dhe furnizues të të gjitha vendeve mike dhe vëlla”

erdogan-544Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin mbajtur në “ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e anijes amfibe sulmuese multifunkisonale Anadolu”, në kantierin detar Tuzla në Stamboll ka uruar që kjo anije të ofrojë një shërbim të mirë për Forcat Detare.

Erdogan ka theksuar se Turqia e cila është duke u zhvilluar, forcuar, duhet të tregojë praninë në mënyrë më efektive edhe jashtë kufijve të vendit. “Faktikisht e vërej shumë të vonuar këtë hap (ndërtimin e anijes) të hedhur në një periudhë ku në njërën anë rriten kërcënimet kundrejt vendit tonë dhe në anën tjetër ku ne jemi të detyruar të jemi më të dukshëm në arenën ndërkombëtare. Sepse ky popull është në pozitën që punët e tij ti kryejë vetë, dhe kjo nuk ka alternativë tjetër”, u shpreh Erdogan.

Duke shprehur falënderimet ndaj të gjithë personave që do të kenë kontributin e tyre në ndërtimin e anije Anadolu e cila është anija e parë nga ku do të mund të ngrihen avionët e tipit F-35, Erdoğan tha se kjo anije ku do të mund të ulen dhe ngrihen madje edhe helikopterët më të rëndë është shumë e rëndësishme për arsyen se ajo do të ketë kapacitete për kryerjen e operacioneve ushtarake dhe njerëzore në çdo anë të botës.

“Faktikisht e vërej këtë si një e metë të madhe që ne nuk kemi një aeroplanmbajtëse moderne bërthamore. Gjithashtu një mungesë e madhe është edhe që në qiejt tanë ende nuk fluturojnë avionët luftarakë të prodhimit tonë. Por sërish dua të theksoj se jam i lumtur që nga njëra anë avionët e armatosur pa pilot kanë dhënë rezultate në operacionet e kryera”, ka pohuar Erdoğan.

Duke bërë krahasimet në lidhje me mangësitë e përjetuara në të kaluarën Erdoğan u shpreh se: “Fatmirësisht vendi ynë në industrinë e mbrojtjes çdo vit pak e nga pak po e pakëson varësinë me jashtë. Në vitin 2002 ku kjo kishte një normë 80 përqind sot ajo është përgjysmuar duke arritur në 40 përqind. Objektivi ynë është që në vitin 2023 të eliminojmë varësinë tonë të jashtme në industrinë e mbrojtjes. Nuk do të mjaftohemi vetëm për të përmbushur nevojat tona, por në këtë fushë do të jemi mbështetës dhe furnizues të të gjitha vendeve mike dhe vëlla. Industria jonë e mbrojtjes e cila vitin e kaluar arriti një prodhim prej 5 miliardë dollarësh dhe me një fuqi eksportuese 1,6 miliardë dollarë vazhdon të zhvillohet në kuadër të këtij objektivi. Ne synojmë që ti zhvillojmë edhe më tej këto mundësi, ku gjithashtu do të kemi edhe bashkëpunime në çështjet ndërkombëtare ku nevojiten kryesisht teknologji të përparuara. Por në çështje si kërkime, zhvillime, testime themelore të prodhimit, modernizime duhet të arrijmë të paktën në një situatë të mjaftueshme për veten tonë.”

Duke vënë në dukje se deri tani është plotësuar prodhimi i 12 helikopterëve dhe zbulimi i prototipit të tankut Altay i cili së shpejti do të nisë prodhimin në seri, Erdogan ka shtuar se me futjen edhe të avionëve pa pilot ka besimin se do të ketë lehtësime serioze në operacionet, kryesisht të sigurisë së brendshme.

(AA) SHA

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies