Fillimi EkonomiTurkish Airlines vendos linjën e fluturimit për Dubrovnik

Turkish Airlines vendos linjën e fluturimit për Dubrovnik

nga Shekulli Agency

turkich-a-4633Turkish Airlines ka vendosur në itinerarin e saj të fluturimeve qendrën kroate turistike Dubrovnikun, me fluturimin e parë i cili është realizuar të martën.

“Dubrovniku është destinacioni i dytë në Kroaci me fluturimin e parë që do të realizohet më 10 maj”, thonë nga aviokompania e cila përveç Dubrovnikut realizon fluturime edhe në kryeqendrën kroate, Zagreb.

Fillimisht fluturimet për në qendrën turistike do të realizohen tre herë në javë, ndërkohë që pritet fluturimi i katërt i cili do të fillojë nga data 31 maj dhe një tjetër më 29 gusht.

Turkish Airlines operon në mbi 250 destinacione ndërkombëtare.

/AA/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies