Fillimi PolitikëArrihet marrëveshje për normalizim ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në Washington

Arrihet marrëveshje për normalizim ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në Washington

nga Shekulli Agency

Kosova dhe Serbia sot kanë nënshkruar marrëveshje të ndara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për normalizim ekonomik të të dyja vendeve të Ballkanit në Washington, njoftoi Shtëpia e Bardhe.

Nënshkrimi u bë në Shtëpinë e Bardhë dhe me praninë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili qëndroi në mes të delegacionit shtetëror të Kosovës të kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti dhe delegacionit serb të kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

“Presidenti Donald Trump ka njoftuar se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik. Një marrëveshje tjetër historike e arritur nga ky president për ta bërë botën një vend më paqësor, më të begatë”, shkroi në median sociale Judd Deere, zëvendëssekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë.

Takimi midis dy delegacioneve dhe ndërmjetësimin e SHBA-së ndodh një ditë pas nisjes së diskutimeve midis palëve.

Marrëveshja e arritur është e karakterit ekonomik dhe nuk përfshin pikën e shumëpërfolur të njohjes reciproke. Në orën 7 të mbrëmjes sipas orës lokale të Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti nëpërmjet një deklarimi për media pritet të sjellë më shumë detaje të kësaj marrëveshje.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies